
Në ditën e Shën Valentinit, Wanda Nara donte të ndante një mesazh dashurie universale në profilin e saj social. Një mesazh i thellë, i cili na kujton se sa e rëndësishme është të mos harrojmë dashurinë për veten:
"Dashuria e parë e çdo njeriu duhet të jetë për veten e tij. Ditë të mbarë për të gjithë ata që ndiejnë apo janë gati të ndiejnë përsëri dashurinë, duke mos harruar kurrë se gjëja më e rëndësishme është për veten e tyre".
Kujtojmë se Wanda Nara mbetet personazh i vitit të kaluar në stilin rozë. Pak muaj më parë, ajo me anë të një postimi në InstaStory njoftoi ndarjen nga futbollisti Mauro Icardi, i cili është transferuar në Stamboll te Galatasaray këtë sezon.
Wanda Nara u rikthye të fliste për situatën e saj sentimentale dhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin argjentinas Mauro Icardi. Ajo ka folur edhe për cilësitë që duhet të ketë një mashkull për ta bërë Wanda Nara që të dashurohet.
Bjondja argjentinase ishte e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë: “Që nga tetori 2022 kam qenë beqare dhe ky status më pëlqen. Burri im duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bëj, duhet të jetë hamshor, një person i pjekur dhe i sigurt, që kujdeset për mua, që më respekton dhe që më befason”.