Transmetuar më 15-02-2023, 12:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Drenas të Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka vdekur një 19-vjeçar shqiptar.
Eduard Bujupi u godit nga një makinë për vdekje, ndërsa autori braktisi vendin e ngjarjes.
I riu ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga Policia.