Transmetuar më 15-02-2023, 12:12

Pep Guardiola i ka kërkuar falje publike Steven Gerrard-it. Trajneri i Manchester City, duke mbrojtur klubin e tij nga akuzat për shkelje financiare, kishte kujtuar fitimin e Premier League në vitin 2014, duke folur për episodin në lidhje me ish-mesfushorin e Liverpool:

"Po mendoj për golin e Sergio Agüero-s në vitin 2012, kur Balotelli rrëshqiti. Nuk e di nëse jemi përgjegjës për rrëshqitjen e Steven Gerrard-it në ‘Anfield’ kundër Chelsea. Ishte faji ynë? Unë kam respekt për Steven Gerrard, por ai moment na përket neve dhe është i yni".

Disa ditë më vonë, trajneri spanjoll donte të kërkonte falje për fjalët e tij, duke thënë: "Më vjen turp nga vetja për atë që thashë, sepse ai nuk e meriton atë. Vërtet i besoj komentet e mia për mbrojtjen e klubit tim, por nuk e përfaqësova mirë ekipin tim duke vendosur emrin e tij në këto komente budallaqe.

I kërkoj falje Gerrard-it. Fola me të personalisht, por po komentoj publikisht dhe duhet ta bëj edhe këtu. Më vjen shumë keq për të, gruan e tij Alex, fëmijët dhe familjen e tij, sepse nuk e meritonte".