Transmetuar më 15-02-2023, 10:40

Përleshja fizike ishte rezultat i një sherri verbal që u shpalos pas asaj që Mynai e quan "sjellje të turpshme të futbollistëve rusë ndaj një punonjësi të hotelit”, transmeton “Ukrinform”.

“Më 13 shkurt, në hotelin ‘Royal Sigunas’ në Belek të Turqisë, ka ndodhur një përleshje ku janë përfshirë FC Mynai dhe Shinnik Yaroslavl. Shkak i përplasjes ka qenë sjellja e turpshme e futbollistëve të skuadrës ruse ndaj një punonjësi të hotelit, si dhe provokimi me brohoritje ndaj popullit të Zakarpattia”, – thuhet në postim.

Sipas klubit ukrainas të futbollit, pretendimet e përhapura nga mediat propagandistike ruse se ata i detyruan lojtarët rusë të këndonin himnin ukrainas dhe sulmuan një nga lojtarët e tyre në ashensor, nuk janë gjë tjetër veçse “mashtrim tradicional”.

https://twitter.com/Datoworld/status/1625508280381460481?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1625508280381460481%7Ctwgr%5E40cbd4ca327fe2ae5f8a32fc6f359c35f3ca9115%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.today90.com%2Frussian-and-ukrainian-footballers-fight-in-a-turkish-hotel%2F

"Përleshja u zhvillua në korridorin e katit të hotelit ku qëndronin rusët dhe forcat ishin të barabarta. Numri i të përfshirëve nga ana e Shinnik vetëm konfirmon faktin se rusët i lënë njerëzit e tyre në rrugë…

Tashmë, pas përfundimit të përleshjes, kur lojtarët e Mynai ishin në dhomat e tyre, rusët vazhduan të luftonin, tani mes tyre. Ata që u përpoqën të ndalonin përplasjen u akuzuan se mbështesnin Ukrainën. Policia lokale duhej të ndërhynte për të qetësuar rusët”, – njoftoi FC Mynai.

Drejtuesit e Mynai gjithashtu vunë në dukje se para fillimit të përgatitores në Belek, kërkesa kryesore e tyre për organizatorët ishte të siguroheshin që asnjë futbollist rus të mos ndajë të njëjtin hotel me ukrainasit. Organizatorët nga ana e tyre pohojnë se hoteli ka pranuar të akomodojë Shinnik.

Ekipi me bazë në Zakarpattia iu bëri thirrje drejtuesve të “Royal Seginus” për t’i dëbuar rusët nga hoteli, sepse “përfaqësuesve të shtetit terrorist iu është ndaluar të stërviten dhe të luajnë futboll jashtë vendit të tyre”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd