Transmetuar më 15-02-2023, 09:56

Për ditën e Shën Valentinit, Vëllai i Madh vendosi të kryente një lojë mes banorëve të shtëpisë.

Arbana u tha banorëve të merrnin nga një gogël dhe çiftet që u krijuan duhet të hanin një makaronë.

Kush nga çiftet linte më pak makaronë të pangrënë do të shpallej fitues.

Luizit i ra gogla me emrin e Oltës. Kjo e fundit tha se do donte ta fitonte lojën dhe prandaj do e çonte deri në fund.

Kjo rezultoi me dyshen që takuan buzët. E gjitha u bë në kuadër të lojës dhe Luizi me shaka i kërkonte falje bashkëshortit të Oltës si dhe Kiarës.