Transmetuar më 15-02-2023, 08:35

Nga rrënojat e ndërtesës Merve në qytetin Adıyaman u shpëtua 212 orë ose gati 9 ditë pas tërmetit, gruaja 77-vjeçare Fatma Güngör.

Gjetja e saj u bë ndërsa në qytetin Adıyaman vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave që u shembën pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş.

Ekipet e AFAD-it, kantierit Gölcük dhe të xhandarmërisë, pas 212 orësh nga tërmeti shpëtuan 77-vjeçaren Fatma Güngör nga rrënojat në pallatin me 7 kate Merve në lagjen Ali Taş.

Güngör u transportua në ambulancë dhe më pas u dërgua në spital.

Të afërmit e saj të cilët po prisnin përreth rrënojave, përqafuan ekipet e kërkim-shpëtimit.

Mbi 35,410 të vdekur numërohen deri tani nga tërmetet e fuqishme binjake në Turqinë jugore.

Tërmetet e dyfishta të javës së kaluar, me qendër në Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca. /noa.al