Transmetuar më 15-02-2023, 08:10

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk njoftoi të mërkurën se ai ka dhuruar për bamirësi rreth 1.95 miliardë dollarë aksione të kompanisë së tij Tesla, prodhuesi më i madh në botë i makinave elektrike.

Musk ka dhuruar 11.6 milionë aksione të Tesla me vlerën afro 2 miliardë dollarë dhe dosja u përshkrua nga rregullatorët amerikanë si "një dhuratë e mirëfilltë".

Dokumenti nuk përmend emrin e marrësit të dhuratës së bamirësisë.

Po ashtu Musk njoftoi se në fund të këtij viti do ttë largohet si shef ekzekutiv i Twitter.

Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Tesla nuk iu përgjigj një kërkese të BBC për koment dhe detaje se kush e përfitoi shumën marramendëse, raporton noa.al.

Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021, sipas një dosjeje të enteve rregullatore.

Ai gjithashtu tha në Twitter se kishte vendosur të dhuronte 20 milionë dollarë për shkollat ​​në Cameron County dhe 10 milionë dollarë për qytetin Brownsville në Teksas, SHBA, për "rigjallërimin e qendrës".

Biznesmeni multimiliarder bleu platformën e mediave sociale vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë. Ai ka thënë se kur e bleu, kompania ishte afër falimentimit.

Megjithatë, ai është kritikuar nga disa investitorë të Tesla-s për shpenzimin e tepërt të kohës së tij duke u fokusuar në përpjekjen rreth Twitter-it.

Në nëntor, duke iu drejtuar Samitit të G20 në Bali, Indonezi, Musk tha se ai po punon shumë përderisa ushtron përgjegjësitë e tij si drejtues i Twitter, Tesla dhe kompanisë së tij të raketave kozmike SpaceX. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd