Transmetuar më 15-02-2023, 07:07

Shkodër – Një grua është dërguar me djegie dhe plagë të shumta në spital, pasi banesa tip barakë ku jetonte, u përfshi nga flakë fatale. Në flakë e sipër u dogj i gjallë një 60 vjeçar, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, në lagjen "Liria", Shkodër, ku ka rënë zjarr në një banesë private, të themi më mirë në një kasolle pjesë e komunitetit egjiptian që jeton aty.

Dhe, për pasojë shtetasi Kapllan Nasufi 60 vjeç, ka humbur jetën.

Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimor tha se po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.