Transmetuar më 15-02-2023, 07:32

Presioni i lartë atmosferik tashmë ka përfshirë Evropën qendrore i cili do të jetë i palëvizshëm për disa ditë duke na kushtëzuar mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë, data 15 Shkurt 2023

Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore, përgjatë luginave në verilindje dhe Juglindje do të kemi fenomenin e mjegullës por edhe prani të ngricave.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore -3/12°C Zona e ulët -1/17°C Zona bregdetare 6/16°C

Kosova, e Mërkurë data 15 Shkurt 2023

Moti do të jetë me kthjellime , ngrica dhe mjegull të ngrirë në mëngjes dhe mbrëmje.

Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 8°C – 11°C .

E Enjte, data 16 Shkurt 2023

Moti do të jetë me diell në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje do të kemi shtim të vranësirave mesatare në zonën veriperëndimore.

Në zonat verilindore dhe juglindore por edhe përgjatë luginave të lumenjve ku do të jetë mjegulla e pranishme në mëngjes dhe mbrëmje.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore -2/13°C Zona e ulët 0/18°C Zona bregdetare 7/17°C