Transmetuar më 15-02-2023, 00:03

Vëllai i Madh i ka përgatitur një surprizë të bukur Luizit dhe Kiarës për Shën Valentin.

Fillimisht ka dalë Luizi jashtë shtëpisë dhe është dërguar në një ambient mjaft romantik.

Më pas aty ka mbërritur edhe Kiara me sytë e mbyllur.

Sapo ajo ka mbërritur, Luizi ka nisur t’i këndojë këngën që i kishte dedikuar.

Ky veprim e ka surprizuar pa masë Kiarën e cila e ka përqafuar me shumë dashuri Luizin.