Transmetuar më 14-02-2023, 23:45

SHKODËR- Ndërron jetë mes flakëve një 55-vjeçar në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur te disa barake përtej urës së Bunës.
Personi është identifikuar si Kapllan Nasufi.
Ndërkohë zjarrfikëset shkuan në vendngjarje duke lokalizuar dhe fikur flakët.
Arsyet e zjarrit janë ende të paqarta dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.