Transmetuar më 14-02-2023, 22:43

Elbasan- Sherr me thika mes adoleshentësh në Elbasan.

Njëri prej tyre ka përfunduar në spital.

Mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti, ndërsa dyshohet se të rinjtë i përkasin moshës 16-18 vjeç

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.