Transmetuar më 15-02-2023, 08:23

Italiani Fabio Capello, ish-trajneri i Real Madridit, vlerësoi bashkëkombasin e tij Carlo Ancelotti dhe siguroi se ai është trajneri më i madh që ka pasur ndonjëherë Italia: “Ancelotti është një trajner i madh, më i miri që kemi pasur në Itali. Ai është më i miri nga të gjithë, sepse të fitosh kudo është e vështirë”.

Megjithatë, duke pasur parasysh zërat për një nënshkrim të mundshëm të Ancelottit për pankinën e kombëtares braziliane, Capello paralajmëroi trajnerin aktual të Real Madridit: “Të stërvitësh një klub është shumë ndryshe nga një ekip kombëtar.

Është një vizion interesant, shumë i bukur. Të stërvitësh një kombëtare është shumë ndryshe, por të menaxhosh Brazilin për të mund të jetë një ëndërr në fund të karrierës, siç ishte për mua pankina e Anglisë. Shpresoj që të jetë kështu".

Capello foli edhe për rastet e portugezit Rafael Leao, lojtar i Milanit dhe italianit Nicolo Zaniolo, i cili u largua nga radhët e Romës më pak se një javë më parë për të nënshkruar me Galatasaray turk, për të cilët tha se "janë të këshilluar keq dhe mendojnë vetëm për kontratat (paratë)".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd