Transmetuar më 15-02-2023, 07:52

Këtë të hënë u shpallën të nominuarit për të qenë pjesë "FIFPro World11" për vitin 2022. Po flasim për një formacion ideal të vitit të kaluar, të zgjedhur nga vetë futbollistët profesionistë. Lista përfshin deri në pesë lojtarë të Real Madridit; Benzema, Courtois, Modric, Valverde dhe Rüdiger, edhe pse gjermani luajti gjysmën e parë të vitit 2022 te Chelsea.

Futbollistë si Pedri dhe Gavi gjithashtu hyjnë "fshehurazi", si dhe bashkëlojtari i tyre i Barçës, Lewandowski, por jo Vinicius Junior, pavarësisht 22 golave të tij sezonin e kaluar, 16 golave këtë sezon dhe golave të tij në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Botërorin për Klube (2 gola).

Si pesë madrilenët, ashtu edhe tre barcelonistët janë pjesë e këtij formacioni ideal, të zgjedhur nga futbollistë profesionistë nga e gjithë bota dhe që do të shpallet më 27 shkurt, gjatë gala-së "The Best Awards", finalistët e të cilit në kategorinë individuale janë Benzema, Kylian Mbappé dhe Leo Messi.

Portieri, tre mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues me numrin më të madh të votave hyjnë direkt në formacionin ideal të "Fifpro". Lojtari tjetër do të jetë ai që, pa pasur parasysh pozicionin, do të marrë numrin më të madh të votave.

Për ta krijuar këtë top-formacion merret parasysh performanca e lojtarëve nga data 8 gusht 2021 deri më 18 dhjetor 2022. Një vit e gjysmë, që ka përkuar me shpërthimin e Vinicius, një lojtar vendimtar në pesë titujt e fituar nga Real Madridi në periudhën së cilës i referohet çmimi.

Lista e plotë me 26 kandidatë është si më poshtë: Portierë – Courtois, Emiliano Martínez dhe Alisson.

Mbrojtës – Rüdiger, Theo Hernández, Hakimi, Cancelo, Davies, Van Dijk, Gvardiol dhe Thiago Silva.

Mesfushorë – Modric, Valverde, Casemiro, De Bruyne, Enzo, Bellingham, Pedri dhe Gavi.

Sulmues – Benzema, Cristiano Ronaldo, Mbappé, Haaland, Neymar Jr., Messi dhe Lewandowski.