Transmetuar më 14-02-2023, 11:00

Turqi- Gazeta turke “Hurriyet” i thotë “faleminderit” fqinjit të saj Greqisë për ndihmën pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit. Në kopertinën e gazetës shkruhet “Efharisto poli file”.

Siç raporton korrespondenti i Kathimerini dhe SKAI, Manolis Kostidis, turqit ndjejnë mirënjohje të madhe ndaj grekëve për ndihmën që kanë ofruar përmes EMAK-ut, ndërsa në të njëjtën kohë zemërimi është vërshuar ndaj qeverisë turke.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.