Transmetuar më 14-02-2023, 10:28
![](https://noa.al/newsImages/2023/02/paris.jpg)
Paris- Një rast i tmerrshëm është konstatuar në Paris. Punëtorët e një parku në Paris gjetën të hënën trupin e një gruaje të copëtuar, i futur në një thes në një park në verilindje të kryeqytetit francez.
Gruaja e copëtuar u gjet në një zonë të pyllëzuar të Parkut Buttes-Chaumont, një vend i njohur për njerëzit që jetojnë në lagjen e 19-të të Parisit. Pas ngjarjes policia të nisë një hetim për vrasje, teksa sipas mediave franceze pjesa e trupit dukej të ishte zona e legenit të një gruaje.
Kryetari i komunës së 19-të, François Dagnaud konfirmoi se ishin punëtorët e parkut ata që gjetën trupin e saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd