Transmetuar më 14-02-2023, 10:26

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë krijuar një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”. Madje ata tani bisedojnë herë pas here edhe për gjërat që do i presin jashtë.

Në diskutimin e tyre të fundit, me shumë mundësi do ta gjejnë veten shumë prej jush. Moderatorja dhe këngëtari, tashmë si një çift, folën për ndarjen e fjalëkalimeve dhe kontrollimin e telefonit nga partneri.

Ishte Kiara ajo që u shpreh kategorikisht kundër faktit që partneri i saj, në këtë rast Luizi, duhet të kontrollojë telefonin apo bisedat e saj. Nga ana tjetër, Luizi po e ngacmonte me pyetje moderatoren.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nuk kam shumë që të njoh, partneri bëhet posesiv në momentin që fiksohet me telefonin.

Luizi: Unë nuk fiksohem, por po më bën të fiksohem me këto që thua.

Kiara: Nuk ia prek kurrë telefonin me dorë, unë kam besim.

Luizi: Bisedat me shoqet e ngushta janë të rrezikshme.

Kiara:Atë nuk ta lejoj kurrë, jo Luizi të jesh, po kush të jesh, këtë gjë nuk ta lejoj.