Transmetuar më 14-02-2023, 09:50

Sarandë- Arrestohet autori i vendosjes së tritolit në hotelin që u rrafshua mëngjesin e djeshëm në Sarandë.
Policia sqaron se në pranga ka rënë Sotir Çabiri, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit.
I ati i të arrestuarit, Spiro Çabiri ishte në një proces gjyqësor prej 20 vitesh me Dhimitër Evangjeliun sa i takonte pronësisë së hotelit.
Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit.
Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.