Transmetuar më 14-02-2023, 08:20

Të paktën 19,300 viktima të tërmetit janë nën trajtim në spitalet në Turqi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

3,636 njerëz që janë në njësitë e kujdesit intensiv, njoftoi ministria, raporton noa.al.

Sipas ministrisë, të paktën 8,851 pacientë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe disa prej tyre tashmë janë shëruar.

Sakaq janë më shumë se 80 mijë persona që janë plagosur në shkallë të ndryshme në të gjitha zonat e prekura nga tërmetet.

Zyrtarisht thuhet se rreth 32 mijë njerëz kanë vdekur në Turqi dhe afro 5 mijë të tjerë në Siri.

Aktualisht janë rreth 200 mijë të pastrehë dhe 13 milionë njerëz gjithsej janë prekur nga pasojat e tërmeteve.