Transmetuar më 14-02-2023, 07:00

Të paktën 31,643 njerëz u vranë nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore javën e kaluar, tha të hënën pasdite agjencia e vendit për fatkeqësitë në përditësimin e dytë brenda 24 orëve.

Operacionet e shpëtimit akoma janë në vazhdim, në ditën e nëntë pasi tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore.

Një grua në provincën Hatay u shpëtua nga nën rrënoja 175 orë pas tërmeteve. Naime Umay u shpëtua nga zjarrfikësit e dërguar në rajon nga bashkia e Stambollit dhe më pas u dërgua në spitalin më të afërt.

Një grua tjetër gjithashtu u shpëtua nga ekipet e kërkim-shpëtimit 176 orë pas tërmeteve.

Një burrë i quajtur Bünyamin İdacı po ashtu u shpëtua nga nën rrënojat, 177 orë pas tërmeteve në provincën Adiyaman.

26-vjeçarja Derya Akdoğan u shpëtua po ashtu 178 orë pas tërmeteve.

Një grua tjetër u shpëtua nën rrënoja 180 orë pas tërmeteve. 39-vjeçarja Hatice Akan iu përcoll ekipeve mjekësore.

Djali 12-vjeçar Kaan po ashtu u shpëtua në Hatay 182 orë pas tërmeteve të goditura.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, të cilat përfshinin gjithashtu Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë më 6 shkurt.