Transmetuar më 13-02-2023, 23:24

TIRANË- Nëkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar videot erotike që kryedemokrati Sali Berisha pretendon që ka të zyrtarëve të lartë të vendit me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Boçi tha se videot janë në duart e Berishës, e sipas tij korruptimi ka ndodhur.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Kjo është pjesë e kuriozitetit njerëzor, sidomos kur në atë video përfshihen njerëz politikë.

Luçiano Boçi: Vetë zoti Berisha e ka sqaruar, ka thënë që ju doni ta mbuloni skandalin. Qëllimi kryesor nuk është që të nxirret një video erotike qoftë dhe ajo e disponueshme, skandali është prapë aty.

Blendi Fevziu: Ti e ke parë Luçiano?

Luciano Boçi: Blend, unë merrem me politikë dhe…

Blendi Fevziu: Mirë se kuriozitet është ajo. Unë do e kisha parë me thënë të drejtën.

Luçiano Boçi: Ka kanale, televizione nëse ka kuriozitet…

Blendi Fevziu: Po flasim për një video me rëndësi politike, jo ashtu…

Luçiano Boçi: Rëndësia politike e videos është sekondare në raport me skandalin politik. Fokusohemi te pjesa e skandalit, këto elementë rrisin kuriozitetin por heqin vëmendjen skandalit. Kjo është çështje e korruptimit.

Blendi Fevziu: Kjo është shumë e rëndë, jo vetëm për Shqipërinë por, edhe SHBA-në, nëse një zyrtar korruptohet qoftë me seks, para apo forma të tjera.

Luçiano Boçi: Faktet kanë dalë, korruptimi ka ndodhur.