Transmetuar më 13-02-2023, 22:56

Itali- Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka fituar statusin azilant politik në Itali.

Lajmi është dhënë nga avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, i cili ka deklaruar se vendimi është marrë nga Gjykata e Romës.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin e vajzës në Gjermani.

Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik. Ish-kryeprokurori Adriatik Llala, i arratisur nga vendi para vendimit të formës së prerë që e dënoi me dy vjet burg për “fshehje të pasurisë”, u arrestua në Itali ne dhjetor te vitit te kaluar.