Transmetuar më 13-02-2023, 22:45

Armaldo pyeti Nitën dhe Diolën nëse ato kanë apo jo ndonjë pëlqim për Bledin. Diola u shpreh se nuk e pëlqen aspak, por Nita nuk ishte aq e prerë.

Ajo tha se Bledi i duket i këndshëm, ka tip të lezetshëm, është djalë i zgjuar dhe se duket që është lojtar i fortë.

Diola nisi ta ngacmoi Nitën dhe i tha asaj se fakti që ajo po buzqëqesh, tregon se ndjen diçka.

Maestro i tha Nitës se pyetja e tij nuk ka asnjë qëllim të keq, por thjesht po pyet për përshtypjen e saj ndaj Bledit.

Nita e përfundoi fjalën e saj, duke thënë se pavarësisht se një tip mund të jetë i lezetshëm, kjo nuk do të thotë që ka tërheqje mes tyre.