Transmetuar më 13-02-2023, 21:49

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Story”, për të folur për protestën e sotme, por edhe për rikthimin e tij në politikë pas shkëputjes.

I pyetur nga moderatorja Grida Duma, për ndjesitë dhe arsyet e rikthimit të tij dhe betejën për të fituar PD-në, ai tha se është luftë për dinjitet.

“Ajo çka unë ju garantoj është se gjithçka ka pikënisje në këtë pikë idealet e mija. Unë, po ecja drejt mbylljes së plotë të kapitujve të mi në jetën politike parlamentare. Kisha vendosur të dorëzoja mandatin nëse fitonim. Por ajo që ndodhi e riktheu Berishën në vitin 1998. Unë nuk kam qenë i persekutuar. Kam qenë i privilegjuar, Kisha një laborator për kohën modern. Publikonim studime në revista të mëdha. Njohuritë e mija ishin kryesisht mjekësore, historike, letrare. Por kishte një problem themelor, dinjiteti njerëzor. Sepse unë ndryshe flisja në kolektiv, ndryshe flisja me miqtë dhe ndryshe me familjen. Këtë gjë e krijoi diktatura. Dhe ky ishte një vendim i imi jo për pushtet, por për të dalë nga dupliciteti im.

Të njëjtën gjë pas 33 vitesh, del një burrë i nderuar, kryediplomat i botës dhe pas asnjë fakt apo dokument, më lëndon dinjitetin tim. Atëherë çfarë ishte. I kam shkruar në letrën e parë që reagova për të mbrojtur dinjitetin tim.”- tha Berisha.