Transmetuar më 13-02-2023, 21:03

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar e revoltuar me një situatë që i ka ndodhur së fundmi shoqes së saj. Ajo ka publikuar në Instastory videon e një vajze e cila i ka marrë telefonin pasi asaj i ka rënë në tokë.

Bora ka treguar se shoqja e saj e ka pyetur vajzën nëse e ka marrë dhe ajo "pa pikë turpi i ka thënë jo". Moderatorja është shprehur se problemi nuk është te një telefon, por te gjesti i shëmtuar.

"Ky eshte veprimi me i turpshem qe mund te bej dikush! Shoqes time i ra telefoni ne rruge kur po futej ne makine dhe nderkohe qe ishte brenda tek makina gri qe duket ne video, kalon kjo vajza tjeter, e merr pa pike turpi, kthen edhe koken te shohi a e ka pare njeri, dhe duket qarte qe e ka telefonin ne duar pastaj. Te gjithe pamjen shoqja ime e pa nga makina. Ktheu makinen dhe e ndaloi vajzen pak me poshte duke e pyetur nese mori nje telefon ne toke. Dhe vajza prap pa pike turpi tha "jo, me kontrollo. Dhe pak shpejt te lutem se jam vone per pune!" Aq sa shoqja ime u ndje ne turp te kembengulte me shume dhe po dyshonte tek vetja se mos po e akuzonte kot. Ndaj hapem kamerat tonat dhe te bizneseve te tjera aty afer dhe ja ku eshte… na vjen turp ne ge e shohim! E tregova me detaje jo sepse eshte problemi tek nje telefon por tek gjesti i shemtuar! Te marresh dicka qe NUK ESHTE E JOTJA. Dhe per me teper ta genjesh ne sy te zotin. Ndaj pamjet do te shkojne ne polici dhe nese vajza nuk kthen menjehere telefonin aty ku e ka marre une do te publikoj edhe fytyren e saj!", ka shkruar Bora.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd