Transmetuar më 13-02-2023, 19:47

Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi janë liruar ditën e sotme nga burgu i improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ajo që e ka pritur më mirë këtë lajm ishte sigurisht Kiara, e cila menjëherë shkoi dhe përqafoi këngëtarin duke i dhuruar dhe puthje. Por kjo nuk ka qenë e gjitha, pasi çifti, për të kompensuar ditët që qëndruan larg njëri-tjetrit, nuk i kanë kursyer puthjet dhe momentet intime mes tyre.