Transmetuar më 13-02-2023, 18:59

Tiranë- Pas debateve të ashpra, është mbyllur seanca plenare.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga salla e Kuvendit dhe i është drejtuar protestuesve.

Në dalje të Parlamentit, Berisha dha një prononcim për mediat për akuzat e tij për çështjen “McGonigal” dhe posedimin e videove e mesazheve erotike, të cilat i përmendi dhe në sallën e Kuvendit.

"Edi Rama kishte bindur zonjat e Partisë Socialiste në Parlament se akuzat e mia nuk kishin në epiqendër Edi Ramën por disa afera në klubet e Tiranës. Por kishte turp më të madh se deklaratat që i kam bërë në konferencë shtypi ku ishte secila prej tyre e akuzuar. Çdo të dhënë do e dorëzoj. Nuk keni parë kurrë nga unë asnjë video apo foto të karakterit erotik, në këtë rast fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja më bën mua të hetoj në çdo drejtim. Po të mos kisha fakte nuk do të bëja deklaratë"!