Transmetuar më 13-02-2023, 18:55

Ndërsa jashtë Kuvendit zhvillohet protesta, në seancën plenare në Parlament nuk kanë munguar debatet dhe tensionet. Deputeti Flamur Noka ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Noka: Nga sot e në vazhdim ju mund të përdhunoni këtë parlament. Atje jashtë ka njerëz të lirë. Aty fjala ka peshë, ndërsa këtu vetëm një fjalë ka peshë, karton për të vjedhur. Këtë sallë po e shndërroni në një sallë skllevërish. Ju do të hyni në histori. Ka pasur edhe plumba në këtë parlament, por kurrë fjala nuk është ndaluar. Ka pasur zhvillimet të ndryshme, por kurrë opozitës nuk i është mbyllur goja. Kur kryeministri juaj nuk lë fjalë banale pa përdorur.

Nikolla: Nuk të lejoj të vijosh me shpifje të rënda. Unë interpretoj rregulloren e Kuvendit. Boll me shpifje. E keni kthyer Kuvendin në kafenenë e lagje.

Është përjashtuar nga seanca plenare Flamur Noka. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, u shpreh se vendimi merret pasi deputetit të opozitës i është vërë disa herë vërejtja.