Transmetuar më 13-02-2023, 17:57

Ky është takimi më i shumëpritur i javës, horoskopi javor i Paolo Fox, astrologut më të dashur të Italisë, i cili do të zbulojë se çfarë parashikojnë yjet në ditët në vijim.

Pra, le të shohim se çfarë na pret në sajë të parashikimeve shenjë pas shenje të publikuar në të përjavshmen DiPiù TV dhe të përkthyera ekskluzivisht nga noa.al

Horoskopi javor i Dashit

Pesë yje për Dashin. Afërdita do të jetë në anën tuaj nga java që sapo ka nisur, kështu që mund ta lini veten të hidhet te pasioni dhe ata që janë të lidhur, ju ftoj të lini mënjanë diskutimet. Gjithashtu mirë pritet të jenë gjërat edhe në ditën e Shën Valentinit. Pritet që pasioni të prevalojë tek çiftet dhe ata që janë single, nuk kanë pse të festojnë Shën Faustinin, por të rendin pas një dashurie të re.

Në punë, përpiquni të vlerësoni gjithçka me kujdes: kohët e fundit keni kaq shumë përgjegjësi dhe po aq shumë angazhime!

Horoskopi javor i Demit

Tre yje për shenjën e Demit. Takimet janë të preferuara, por kini kujdes për ditën e Shën Valentinit dhe dyshimet që mund t’ju përfshijnë: ndoshta dikush nuk ka qenë plotësisht i sinqertë me ju.

Në sferën e parave do t’ju duhet të shpenzoni pak si shumë për shtëpinë dhe familjen. Në aspektin profesional do të duhet t’i hidhni me guxim idetë tuaja më punë dhe t’i zbatoni ato. Edhe diçka, mos harroni se bashkëpunimet janë gjithmonë të mira!

Horoskopi javor i Binjakëve

Tre yje për shenjën e Binjakëve. Ju keni takuar një person, por po rezulton të jetë pak më ndryshe nga sa e keni imagjinuar. Për më tepër, Dita e Shën Valentinit do të ketë Hënën në kah të kundërt: prandaj, bëni kujdes nga keqkuptimet. Nëse jeni të prirur të rrini me gjysmën tjetër, shmangni konfliktin.

Në punë çdo gjë shkon me lëvizje të ngadalta, diçka është shtyrë. Por ju mundohuni të vazhdoni dhe të mos humbni fokusin!

Horoskopi javor i Gaforres

Katër yje për Gaforren. Afërdita është në anën tuaj, kështu që ju mund të kënaqeni me emocione të bukura. Megjithatë disa nga ju i bren mendimi se nuk janë gati, as për të festuar këtë Shën Valentin që po afron. Çështja është se jo gjithmonë keni të drejtë dhe për më tepër, ka një ilaç që funksionon gjithnjë: ndaloni së menduari për të kaluarën, duhet të shihni përpara.

Në punë, viti 2022 nuk përfundoi në mënyrën më të mirë, kurse tani është koha kur ju duhet të ruani qetësinë. Mes të premtes dhe të shtunës mos u dorëzoni pas pprovokimeve që mund të hasni

Horoskopi javor i Luanit

Tre yje për shenjën e Luanit. Venusi së shpejti do të fillojë një tranzit të madh, i cili përkon me këtë 14 shkurt Shën Valentini, por ju nuk duhet të ‘ngatërroheni’ në një histori që është larg pritshmërive tuaja. Mundohuni të kuptoni se kush e meriton vëmendjen tuaj.

Në punë nuk mungojnë mundësitë, por ndoshta ka ardhur koha për të bërë kompromis!

Horoskopi javor i Virgjëreshës

Pesë yje për Virgjëreshën. Jeni duke i dhënë shumë dashuri dikujt, por në ditën e Shën Valentinit duhet të përpiqeni të gjeni qetësinë shpirtërore. Favorizohen takime të reja, përpiquni ta lini veten të lëshohet pas diçkaje të re.

Në punë jeni të suksesshëm, por njëkohësisht jeni edhe shumë të stresuar. Dhe ndoshta tani duhet të pushoni pak dhe të fokusoheni në atë që keni, pa pasur shumë pritshmëri!

Horoskopi javor i Peshores

Pesë yje për Peshoren. Në dashuri nuk i duroni dot njerëzit hipokritë dhe gënjeshtarë dhe në periudhën e fundit keni vënë në shënjestrën tuaj dikë. Tani ndiheni të fortë, të guximshëm, por përpara se të thoni nëse një histori është e duhura apo jo, prisni pak, të paktën deri në fund të muajit.

Në punë keni shumë përgjegjësi, por përpiquni të organizoheni sa më mirë, sidomos mes të martës dhe të mërkurës!

Horoskopi javor i Akrepit

Tre yje për shenjën e Akrepit. Epo sa i përket ndjenjave, dita e të dashuruarve do të jetë vërtet intriguese dhe do të dëshironi të mahnitni personin që gjendet pranë jush. Megjithatë, kini kujdes për pasojat e mundshme.

Në punë përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos zemëroheni. Kohë pas kohe, guximi dhe vullneti nuk mungojnë!

Horoskopi javor i Shigjetarit

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Hëna është në anën tuaj, ju keni vërtet shumë personalitet dhe Dita e Shën Valentinit është një mundësi e mirë për t’u përjetuar me emocion. Nga java e ardhshme, ndër të tjera, Venusi do të jetë i favorshëm dhe takimet do të jenë të preferuara.

Në punë, përpiquni të realizoni një projekt dhe të jeni të zënë, edhe nëse Marsi është në opozitë. Bëni kujdes dhe për faktin se as dyshimet nuk mungojnë!

Horoskopi javor i Bricjapit

Katër yje për shenjën e Bricjapit. Në dashuri, zgjedhjet që bëni tani do të kenë rëndësi. Përpiquni ta lini veten të krijojë dhe ruajë një distancë, edhe nëse jeni duke kërkuar për dikë që është pa shumë pretendime. Emocionet e forta nuk do mungojnë sidomos të premten.

Në punë lodhja ndihet, por shumë shpejt do të vijnë kënaqësitë. Dhe mos harroni se muaji maj do të jetë shumë i rëndësishëm!

Horoskopi javor i Ujorit

Pesë yje për Ujorin. Afërdita do të jetë në anën tuaj nga java e ardhshme, por përpiquni të mos jeni aq të sigurt për ndjenjat tuaja. Takimet e reja të preferuara.

Në punë propozimet e reja nuk duhen nënvlerësuar, por bëni kujdes me paratë dhe zgjedhjet e rëndësishme që do të duhet të bëni nga e hëna.

Horoskopi javor i Peshqve

Katër yje për Peshqit. Afërdita ju ndihmon, ju largon dyshimet dhe përpiqet të largojë tensionet. Mundohuni të festoni ditën e Shën Valentinit, ndërsa mos harroni se të enjten, qielli fillon t’ju buzëqeshë në dashuri.

Në punë duhet të zgjidhni disa probleme, sidomos tani që keni kaq shumë synime të reja. Kujdes nga propozimet: vlerësojini mirë dhe me qetësi. /noa.al