Transmetuar më 14-02-2023, 07:59

Kjo me të vërtetë mund të jetë një pikë kthese në betejën për të drejtat dhe gjithëpërfshirjen në botën e futbollit. Jakub Jankto, ish-mesfushori 27-vjeçar i Sampdorias dhe Udineses, tashmë te Sparta e Pragës ka dale hapur.

"Edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri. Pa frikë. Pa paragjykime. Pa dhunë, por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më", – thotë ai në mesazhin e postuar në rrjetet sociale.

Nuk është hera e parë që një futbollist deklaron homoseksualitetin e tij, por është hera e parë që ndodh me një lojtar të këtij niveli në aktivitet. Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të daljes hapur të australianit Josh Cavallo, më pas të Jake Daniels, i cili në moshën 17-vjeçare shoqërohej në udhëtim nga klubi i tij, Blackpool.

Do të ishte gabim të hartohej një renditje e tillë në bazë të famës dhe aftësisë së sportistëve, por nuk ka dyshim se gjesti i Jankto, për shkak të rëndësisë së karrierës së tij (45 paraqitje për Çekinë) ka një efekt mediatik.

Kjo është arsyeja pse mund të flasim për një ditë historike për futbollin dhe për mjedisin që e rrethon atë. Nuk është për t’u habitur që videoja e Janktos është një lloj thirrjeje çliruese: "Unë kam një familje, miq, një punë, si gjithë të tjerët.

Nuk dua të fshihem më". Fjalët e tij janë ato të një njeriu që thjesht dëshiron të jetë vetvetja. Tash e tutje, edhe Jankto do të jetë shembull, veçanërisht për ata të rinj të detyruar të jetojnë në hije nga orientimi i tyre seksual, të tmerruar nga pasojat e ekspozimit publik.

Dhe ne na pëlqen të imagjinojmë se, duke filluar nga sot, futbolli do të jetë më mikpritës dhe më pak i turbullt, me më shumë respekt për diversitetin.

View this post on Instagram

A post shared by Jakub Jankto (@jakubjanktojr)