Transmetuar më 13-02-2023, 14:32

Tiranë- PD bën lëvizjen e papritur para protestës.

Vetëm një orë para protestës së paralajmëruar në orën 17:00 te parlamenti, Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar.

Bëjmë me dije se në orën 16:00 në selinë e PD do ketë mbledhje grupi parlamentar ku në fokus do jetë protesta e sotme. Deputetët do të diskutojnë për skenarin e protestës dhe veprimet që do të ndërmerren në rast se nuk lejohen të flasin në parlament.

Në orën 17:00 kur nis dhe seanca plenare, demokratët do të protestojnë janë sallës së seancave.

Në dy seancat e fundit kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm, teksa opozita i ka kërkuar shpjegime për lidhjen e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal.