Transmetuar më 13-02-2023, 13:47

Ky vit nuk është krejtësisht pozitiv për Joana Sanz. Modelja ka parë sesi jeta e saj ka pësuar një kthesë rrënjësore si pasojë e akuzës së rëndë me të cilën po përballet partneri i saj Dani Alves për një për**unim të dyshuar të kryer ndaj një të reje në një klub nate në Barcelonë.

Veç kësaj, në prag të këtij skandali, i cili e ka vënë në qendër të vëmendjes, Joana humbi nënën e saj nga kanceri, nga i cili nuk mundi të shërohej. Këto episode të ndodhura në një hark kohor shumë të shkurtër kanë bërë që Joana të kalojë një moment personal mjaft delikat, sipas publikimit të fundit në profilin e saj në Instagram, ku kujton figurën e mamasë.

“Sot, një muaj më parë më duhej të merrja vendimin më të vështirë të jetës sime; të të hiqja nga aparaturat mjekësore të cilat të mbanin në jetë. Kam ende ndjenjën se kur të kthehem në shtëpi, do të më presësh me entuziazëm. Sa shumë më dhemb të ndiej erën tënde dhe të mos të të dëgjoj. Kam shumë nevojë për përqafimin tënd, të të shoh duke qeshur apo kërcyer…

Kam nevojë për gëzimin tënd, – nis të shkruajë ajo. – Më ke thënë të mos qaj dhe të premtoj se do të bëj çmos që të mos qaj. I kam ditët e mia më të gjalla, por ai i ftohtë i brendshëm më shoqëron gjithmonë… Dhe ndonjëherë më bën një mijë copash.

Ndihem e vetmuar. Më the se kudo që të isha do të ishe me mua, por unë nuk të ndjej. Shumë njerëz do më duan dhe e vlerësoj këtë, por dashuria e nënës është vetëm një”.

Modelja kërkon që të mos e kritikoni nëse ndan ndonjë publikim ku shihet e lumtur apo duke kërcyer, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’i lehtësuar plagët: “Mos më dënoni dhe gjykoni nëse më shihni duke kërcyer apo buzëqeshur, thjesht po mundohem të shëroj plagët e mia në mënyrën time, atë që më bën mirë, atë që do të donte nëna ime”.

Pas shpërthimit të cështjes ‘Alves’, modelja ka në mendje të nisë një jetë të re në Paris me synimin për t’u larguar nga qendra e vëmendjes mediatike. Në fakt, siç zbulohet nga programi "Y ahora Sonsoles", Joana po kërkon apartamente me qira në kryeqytetin francez për t’u vendosur në javët në vijim, por kjo varet edhe nga mundësitë e punës që ajo ka larg Spanjës.