
Kurbin- Plagoset me armë zjarri një i mitur në Kurbin.
Ngjarja ka ndodhgur rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç.
Jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë i mituri L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital.
Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.
Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.