Transmetuar më 13-02-2023, 12:19

TIRANË- Identifikohet kufoma e gjetur në përroin e Bërxullës në Tiranë.

Ai është identifikuar si Elton Tahiri.

Pas kqyrjes paraprake mësohet se në trupin e 48-vjeçarit është konstatuar një shenjë gërvishtjeje.

Kjo gjë ka shtuar dyshimet dhe ekspertët mjekoligjorë kanë nisur ekzaminimet e detajuara.

Tahiri rezulton se është edhe përdorues heroine, ndaj pritet ekspertiza për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.