Transmetuar më 13-02-2023, 12:03

Ai ishte trajneri i fundit që fitoi një titull te Roma. Edhe te Milani e kujtojnë si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e kuqezinjve. Mendimi i ish-trajnerit të Real Madridit ndryshon gjithmonë ekuilibrat. Fabio Capello rikthehet për të folur, duke bërë një panoramë të kampionatit italian:

"Unë shoh një Napoli të bindur, me forcë dhe cilësi. Skuadra e Spallettit vazhdoi të vraponte, aq sa të tjerët luftojnë vetëm për vendin e dytë. Më në fund pashë një ndeshje si të Champions League: Lazio-Atalanta.

Duhet të luajmë në ato nivele, me agonizëm, shpejtësi dhe teknikë. Arbitrat duhet ta lejojnë lojën e fortë, spektatorët të shijojnë futbollin total, trajnerët të luajnë më pak me topin që kalon nga portieri”.

Më pas erdhi goditja e ish-trajnerit të njohur për Zaniolo dhe Leao: "Rafael është gjithmonë një fenomen. Nuk është ai i sezonit të kaluar, të gjithë e shohin këtë gjë, por mbetet një lojtar thelbësor për Milanin.

Ndoshta si Zaniolo, edhe ai është i keqkëshilluar. Duket i joshur nga ndonjë klub tjetër, mendon për atje. Për mua, largimi nga skuadra kuqezi nuk do ta ndihmonte, por do ta trishtonte më shumë.

Duhet të luajë dhe të ketë mbështetjen e shokëve të skuadrës. Ka probleme ekonomike që lidhen me rinovimin e kontratës, por te Milani ai dhe Hernandez marrin diçka më shumë se të tjerët".

Capello e shikon Napolin si favorit në Champions League: “Tashmë e ka treguar se është konkurrues edhe në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në nivele shumë të larta kundër Liverpool-it. Unë shoh një ekip të bindur se ka forcë, cilësi, di të qëndrojë në fushë, ka respekt për kundërshtarët.

Dhe pastaj ka lojtarë cilësorë që mund të përmbysin rezultatin në çdo kohë. Siç thonë bastvënësit, jam i bindur që Napoli është ndër skuadrat favorite për fitoren finale”.

Capello flet në një gamë të gjerë, duke komentuar gjithashtu thashethemet se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit: “Do të ishte shumë interesante, Ancelotti është një trajner i madh, më i madhi që kemi pasur në Itali.

Ai është më i miri nga të gjithë, sepse të fitosh kudo është e vështirë. Të stërvitesh një ekip kombëtar është shumë ndryshe. U bëra trajner i Anglisë sepse e kisha ëndërr, mendoj se mund të jetë e njëjta gjë në fund të karrierës së Ancelottit”.

Më pas është Berlusconi, i cili po ndërton një ekip interesant: "Monza në Evropë? Galliani dhe Berlusconi gjithmonë arrijnë të stimulojnë trajnerët, edhe unë jam diçka e tillë.

Menaxhmenti ka merita të mëdha, por trajneri Palladino është gjithashtu i mire. Ai ka hyrë në majë të gishtave, ka ide shumë të qarta dhe lojtarët e kanë ndjekur. Të gjithë ndihen të përfshirë në projekt”.