Transmetuar më 13-02-2023, 11:26

Tiranë- Gjendet në përrua kufoma e një burri në Tiranë.

Sipas informacioneve, kufoma u gjet në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Kufoma i përket një mashkulli.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.