Transmetuar më 13-02-2023, 09:18

Dolores Aveiro së fundi ka kaluar nëpër parukeri për t’i dhënë një kthesë radikale imazhit të saj. Nëna e Cristiano Ronaldos ka lënë pas ngjyrën kafe të errët që kishte mbajtur gjatë gjithë jetës së saj, për t’u bërë një bjonde e hapur. Një ngjyrë që e bën të duket shumë më e re.

Pas kësaj, mamaja e yllit portugez ka dashur të ndajë rezultatin me pothuajse 3.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo që nuk pritej me siguri ishte orteku i madh i kritikave që do t’i vinin.

Të gjithë bien dakord për të njëjtën gjë: teprica e photoshop-it që ka përdorur. “Të njëjtat filtra që ka përdorur në qafë mund të ishin përdorur në fytyrën e saj” ose “kujdes kur dilni nga shtëpia pa photoshop”, janë disa nga mesazhet që mund të lexohen në rubrikën e komenteve.

Ndërsa lëkura e fytyrës së saj duket krejtësisht e lëmuar, në zonën e qafës mund të shihni rrudha tipike për një grua të moshës së saj, të cilat ajo duket se ka harruar t’i eliminojë.

Që kur pësoi një atak kardiak vitin e kaluar, daljet publike të Dolores janë reduktuar ndjeshëm. Madje, ajo nuk e ka shoqëruar as djalin e saj në prezantimin si lojtar i ri i Al Sadd. Ajo nuk është parë as në ndeshjet e Portugalisë gjatë Botërorit të fundit në Katar.

Dhe pikërisht, sipas asaj që kanë raportuar disa media portugeze, ajo ka vuajtur shumë gjatë ndeshjeve në të cilat ka luajtur Cristiano.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd