Transmetuar më 12-02-2023, 22:18

TURQI- Për fat të keq numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri vetëm rritet.

Së fundmi raportohet se numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 34,179 të dielën. Numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në 29,605, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574. Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit. Numri i vdekjeve siriane përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 34,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.