Transmetuar më 12-02-2023, 20:50

LEZHË- Aksident me vdekje në Lezhë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes.

Mësohet se një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur një këmbësor në hyrje të Lezhës. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes përplasjes së fortë, këmbësori ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.