
Një video që po bën xhiron e internetit së fundmi tregon momentin tronditës kur dy shpëtimtarë shtypen nga rrënojat e tërmetit në Turqi, duke u përpjekur të nxjerrin njerëzit nga rrënojat e ndërtesës.
Tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë juglindore ka shkatërruar mijëra ndërtesa, duke varrosur njerëz nën rrënoja.
Ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të çlirojnë njerëzit prej tyre, mbeturinat bien mbi ta dhe i shtypin duke i zënë në kurth dhe duke plagosur njërin prej tyre.
“Kujdes, mbrapa, mbrapa” dëgjohet duke bërtitur një nga shpëtimtarët e tjerë gjatë operacionit të nxjerrjes së të mbijetuarve të mundshëm në një ndërtesë në Hatay.
Mbeturinat bllokojnë njërin nga të dy, por kolegët e tij e gjejnë shpejt.
“Tërhiqeni lart” dëgjohen duke thënë shpëtimtarët.
E gjithë kjo ka ndodhur në rrënojat e një konvikti në Hatay të Turqisë, ku dhjetëra nxënës rezultojnë të zhdukur dhe shpëtimtari që ka mbetur i bllokuar është Batuhan Tugen, i cili ka mbetur i plagosur lehtë.