
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës në Tiranë. Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka postuar një video nga pasojat e protestës, duke i quajtur qytetarët që protestën zhgarravina të revolucionit. Ndërkohë që ka shtuar më poshtë se nëser na pret një javë e re me punë të mira.
Postimi i Plotë:
DJE zhgarravinat e revolucionit SOT dushi i regjimit NESËR nis një javë e re punësh të mira
DJE zhgarravinat e revolucionit🤡SOT dushi i regjimit🚿NESËR nis një javë e re punësh të mira👌 pic.twitter.com/34UxIEPjGt
— Edi Rama (@ediramaal) February 12, 2023
Opozita mbajti dje protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.