Transmetuar më 12-02-2023, 17:54

GREQI– Mediat greke kanë bërë publike pamjet nga sherri që ndodhi një ditë më parë në një lokal nate në Artemisa.

Tre shqiptarë janë përplasur me një 22-vjeçar. Papritur njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur 22-vjeçarin, i cili ka rënë në tokë i përgjakur.

Tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan, ndërsa i plagosuri i ka ndjekur me automjetin e tij, mirëpo në kryqëzimin e rrugëve Artemisos dhe Salaminos ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci.

VIDEO + FOTO/ Shqiptarët plagosin 22-vjeçarin në një lokal

DINAMIKA: Ngjarja ndodhi rreth orësh 4 të mëngjesit të së shtunës.

I riu është sulmuar me thikë nga një 33-vjeçar shqiptar në një lokal në plazhin e Artemidës.

Autori pasi e ka goditur viktimën me thikë në bark, hypi në një taksi të drejtuar nga një shqiptar dhe zhduken në drejtim të Rafinës.

Në video-dokumentin e siguruar nga protothema.gr, sedilja të cilën e ngiste i lënduari, duket se ka devijuar kursin e saj dhe përplaset me shpejtësi të madhe në xhamin e farmacisë.

Në pamjet filmike shihet përplasja, ndërsa në një video tjetër të paraqitur nga protothema.gr shihen ekipet duke marrë viktimën dhe duke e çuar të gjakosur në ambulancë. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e shqiptarëve.