Transmetuar më 12-02-2023, 13:26

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar shoferin, i cili mëngjesin e sotëm përplasi një të mitur dhe më pas u largua.

Shërbimet e Policisë Durrës pas marrjes informacionit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e automjetit tip “Benz” dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të S. P., 56 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit.