Transmetuar më 12-02-2023, 12:30

BELGJIKE – Ditë zie në futbollin belg dhe te Winkel Sports, një skuadër e kategorive amatore të vendit, pasi portieri i tyre vdiq në fushën e lojës.

Në ndeshjen e së shtunës, 25-vjeçari Arne Espel u thirr të priste një penallti në minutën e 60-të, të cilën ia doli me sukses, por disa sekonda pasi e kishte pritur, ishte duke festuar dhe më pas u rrëzua para syve të shokëve të tij.

Menjëherë mjeku i ndeshjes ka nxituar për t’i dhënë ndihmën e parë, duke përdorur një defibrilator dhe duke bërë përpjekje të mëdha për rreth gjysmë ore, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë, duke lënë frymën e fundit në fushë.

“Winkel Sport mban zi për vdekjen e papritur të portierit tonë, Arne Espel. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e tij për këtë humbje të madhe.”