Transmetuar më 12-02-2023, 11:12

Mbërritën në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë 4 elektricisët e arrestuar pas zbulimit të dy shtëpive të barit në Vlorë dhe në fshatin Kropisht.

Mësohet se Niko Dhimaj dhe Florjan Çaushaj banues në fshatin Kropisht si edhe Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi i kanë shpëtuar burgut.

Në një seancë gjyqësore që zgjati më tepër se 1 orë Gjykata e Vlorësmas vendosi për ta masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën argumentin e mospërfshirjes direkte në këtë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, katër të rinjtë do të mbahen nën vëzhgim derisa hetimet të përfundojnë.