Transmetuar më 12-02-2023, 10:15

‘Skandalet’ kanë përfshirë Sanremon në edicionin e sivjetëm. E fundit ishte puthja në buzë e Fedez, partnerit të Chiara Ferrani-t.

Rosa Chemical ka surprizuar publikun mbrëmjen e kaluar në Sanremo. Gjatë performancës me këngën "Made in Italy" artisti e përfshiu befas reperin Fedez në interpretimin e këngës së tij.

Fillimisht u ul mbi të duke imituar marrëdhëniet seksuale (nën vështrimin e nënës së Chiara Ferragni), më pas e tërhoqi zvarrë me vete në skenë dhe në fund e puthi me pasion. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar.

"Dashuria më ka marrë", tha Rosa Chemical, në skenën e Sanremos pasi i dha Fedez puthjen në buzë. Kjo puthje vjen pas performancës që dha Chemical në natën e katërt të Sanremos në emër të lirisë dhe erotizmit. Ai kishte treguar një lodër seksi dhe kishte lëpirë çimimin e Rose Villain, me të cilën po bënte duetin.

E PAPRITUR në ‘Sanremo 2023’/ Këngëtari shkatërron lulet në skenë, salla e shan (FOTOT) Në atë moment, Chiara Ferragni e hutuar (gruaja e Fedez) mbërriti për t’i sjellë lulet Rosa Chemical, së bashku me Amadeusin, i cili komentoi duke buzëqeshur: "Unë jam pa fjalë".

“Oh, e di, dashuria më ka pushtuar. Ky është Festivali i Dashurisë”, ka justifikuar Rosa Chemical puthjen, veshur me një fund lëkure të zezë dhe një këmishë të bardhë.