Transmetuar më 12-02-2023, 09:47

Big Brother bëhet interesant me vendimet e Vëllait të Madh.

Ditën e djeshme, ‘Vëllai’ futi një zarf të zi në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.

Për këtë arsye Vëllai i Madh i penalizoi banorët duke i “burgosur”.

Dënimi fillon që nga mbrëmja e djeshme deri në prime-n e ardhshëm.

Ata do jenë të izoluar nga banorët e tjerë.