Transmetuar më 12-02-2023, 08:25

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante. Konkretisht me diell dhe ngrohtë vijojnë: Pellgu i Mesdheut, Europa Qendrore si edhe gadishulli Skandinav ndersa Europa Lindore paraqitet me reshje të dendura dëbore dhe temparatura të ulëta. Po ashtu, me reshje shiu e dëbore do të jetë kryesisht Ballkani verior por në sasi të pakta.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Eshtë tërhequr vala e acartë nga territori shqiptar duke udhëtuar dret Europës Lindore; për pasoje, i gjithë vendi do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë KU më të theksuara kthjellimet paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të pakta në të gjithë zonën malorë përgjatë shtrirjes Lindore. Kushtet e stabilitetit atmosferik do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  3 ballë.

Kosova

Pritet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në republikën e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, ku kthjellimet do të jënë prezente, më të theksuara në pjesën e parë të ditës. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten duke ju afruar vlerave mesatare normale klimatike të shkurtit.

Maqedonia e Veriut

Ndërkohë; edhe republika e MV deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin  e moti të  kthjellët dhe të ngrohtë në pothuajse gjithë vendin, por pas-meessditës dhe në vijim priten kalime të lehta vranësirash, kryesishtë në zonat Lindore. Ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje duke ngjitur termometrin deri në 6°C në qytetin e Manastirit.