Transmetuar më 11-02-2023, 21:02

DDURRËS- Një plagosje me mjet mprehës ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Policia informon se po hetohet në gjendje të lirë R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.