Transmetuar më 11-02-2023, 19:26

Tiranë- Berisha njoftoi protestën të hënën, Kuvendi konfirmon seancën.

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen e seancës plenare të hënën e 13 shkurtit në orën 17:00.

Ky konfirmim vjen zyrtarisht nga zyra e shtypit, pak orë pas opozita ka njoftuar gjithashtu mbajtjen e protestës së radhës pikërisht përpara këtij institucioni ditën e seancës.

Më herët kreu i PD Berisha njoftoi se protesta do të shtyhet në rast se kuvendi do të anulonte seancën.